Infrakos me apel për respektim të brezit të sigurisë pranë hekurudhës

0%

Ndërmarrja “Infrakos” ka njoftuar opinionin publik, operatorët ekonomikë dhe të gjithë përdoruesit e rrugëve që kryqëzojnë linjën hekurudhore Fushë Kosovë–Pejë, për rëndësinë e respektimit të rregullave të sigurisë pranë infrastrukturës hekurudhore.

Sipas njoftimit, në këtë linjë janë të instaluara laura automatike në vendkalimet hekurudhore, të cilat funksionojnë përmes një sistemi sensorësh me qëllim garantimin e sigurisë në trafikun hekurudhor dhe atij rrugor.

“Infrakos Sh.A njofton qytetarët, operatorët ekonomikë dhe të gjitha palët e interesit se në linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë janë të instaluara laura automatike në vendkalimet hekurudhore, të cilat funksionojnë përmes një sistemi automatik të sensorëve dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërmarrja u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugëve dhe operatorëve të makinerive që të respektojnë distancën e sigurisë nga trupi i hekurudhës.

“U bëhet thirrje të gjithë përdoruesve të rrugëve, operatorëve të makinerive punuese dhe çdo pale tjetër që gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre të respektojnë brezin e sigurisë pranë trupit të hekurudhës dhe të mos afrohen më pak se 3 metra nga trupi i binarit, përveç rasteve kur janë të autorizuar dhe punimet zhvillohen në koordinim me autoritetet përgjegjëse”, theksohet më tej.

Infrakos ka paralajmëruar se çdo shkelje e këtij brezi sigurie do të monitorohet përmes kamerave dhe do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.

“Çdo mosrespektim i brezit të sigurisë pranë infrastrukturës hekurudhore do të monitorohet përmes sistemit të kamerave dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, do të ndërmerren veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë edhe raportimin e rasteve te organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Në fund, Infrakos ka theksuar se siguria në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga të gjithë qytetarët. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi