Ditëlindja e pavarësisë së SHBA dhe e kryeministrit Edi Rama u festua edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Krahas valëvitjes së flamujve shqiptarë, qytetarët mbanin në duar edhe flamujt amerikanë. Ndërsa kishin menduar edhe për dhurata për kryeministrin. Kërkesa për dorëheqje u kthye në këngën e urimit për Edi Ramën.
Si dhe tortën e kishin formuar prej betoni. 20 shkurtin e vitit 1991 u përpoqën ta rikthenin në sheshin para selisë së qeverisë. Në sheshin e protestës ishin të shtunën edhe shqiptarët nga diaspora, të cilët iu bashkuan kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.
Ndërsa u kërkua largimi i gjithë klasës politike, në podiumin para Kryeministrisë u përsërit thirrja për lirimin e protestuesve të arrestuar. “Kanë 35 vjet që na trajtojnë si skllevër. Ne këta i njohim kush janë, i kemi njohur me kohë. Këta janë më keq se Lubia nuk ngopen. Ushqehen me mishin dhe kockat e shqiptarëve.
Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, u shpreh ish-këshilltari i Berishës, Grid Rroji. “Sot bëj thirrje që Altin Hila dhe të gjithë ata që janë burgosur të lirohen sa më shpejt. Dikush tjetër e meriton të jetë në burg, jo bijtë e nënave që dalin në protestë për të drejtën e tyre” , tha bashkëshortja e Altin Hilës. “50 vjet dhunë. Boll më!
Pushteti i ka mbyllur sytë, i ka mbyllur veshët, veç gojën e ka lënë me baltë. Lironi çunat! Mërgimi nuk është atdheu ynë”, tha aktori i ‘Marko from Tropoja’ , Arben Bajraktaraj. Pas fjalimeve, organizatorët thanë se nuk marrin përsipër marshimin, duke i lënë qytetarët të lirë. Me thirrje kundër politikës, flamuj e flakadanë, protestuesit marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit.
