Statistikë e pazakontë, pjesa e parë e ndeshjes Paraguai-Francë futet në histori! Pjesa e parë e ndeshjes mes Paraguait dhe Francës hyri në histori për një statistikë të pazakontë. Për herë të parë që nga përballja Francë–Brazil në Kupën e Botës 2006, një ndeshje e fazës me eliminim direkt u mbyll pa asnjë goditje në kuadrat gjatë 45 minutave të para.
Dy skuadrat krijuan shumë pak raste të rrezikshme. Ky rekord pasqyron bllokadën që Paraguai iu bëri “Gjelave” në fragmentin e parë të lojës, duke mbyllur të gjitha hapësirat.
