Selektori i Marokut: Reaguam shumë mirë në pjesën e dytë

0%

Selektori i Marokut, Mohamed Ouahbi, deklaroi pas fitores 3:0 ndaj Kanada në të tetën e finales së Kampionatit Botëror se ekipi i tij shfrytëzoi në mënyrë ideale hapësirat që kundërshtari la në pjesën e dytë, gjë që sipas tij ishte vendimtare për fitoren. “Është një ndeshje e Kampionatit Botëror dhe këto janë përballje shumë të vështira, ku skuadrat luftojnë për çdo top.

Reaguam shumë mirë në pjesën e dytë ndaj topave të gjatë dhe në duelet individuale”, tha Ouahbi. Ai vlerësoi lart paraqitjen e kanadezëve. “Duhet ta pranoj se Kanadaja ishte e mirë dhe zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer. Kjo nuk ishte befasi për ne, por në pjesën e dytë arritëm të shfrytëzonim hapësirat që ata lanë dhe kjo ishte çelësi i ndeshjes”, shtoi ai.

Heroi i takimit ishte Azzedine Ounahi, i cili realizoi dy gola në minutat e 50-të dhe 82-të, ndërsa fitoren e vulosi Soufiane Rahimi me golin e shënuar në minutën e tetë shtesë të pjesës së dytë. “Jam vërtet shumë i lumtur që shënova dy gola sot. Nuk e patëm aspak të lehtë. E pamë se Kanadaja na krijoi probleme, sidomos në pjesën e parë. Kjo ndeshje do të na ndihmojë të rritemi si ekip.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

U bindëm se në këtë turne nuk ka ndeshje të lehta, por më e rëndësishmja është që u kualifikuam” , d eklaroi Ounahi. Maroku do të përballet në çerekfinale të Kampionatit Botëror, më 9 korrik në Boston, me fituesin e duelit mes Paraguai dhe Franca.

Burimi: Bota Sot
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu