Jacskon u përgjigjet akuzave se ishte i dehur

0%

Shpërndaje në: Sulmuesi i Senegalit, Nicolas Jackson, ka hedhur poshtë akuzat se është larguar fshehurazi nga kampi për t’u argëtuar dhe është kthyer i dehur natën para ndeshjes së fazës së grupeve kundër Norvegjisë. “Ne donim të shkonim më tej, për ju dhe për këtë fanellë. Edhe unë e shoh çfarë thuhet për mua. Është gënjeshtër, unë nuk pi alkool, nuk kam pirë kurrë”, ka thënë Jackson.

Ish-ylli i Bayernit, luajti deri në fund të ndeshjes në Seattle së bashku me Sadio Manen dhe Ismaila Sarrin. Senegali e kishte humbur 3:2 ndeshjen ndaj Norvegjisë. Por Senegali kishte avancuar nga grupet dhe u ndal nga Belgjika në 1/16 e finales të Kupës së Botës pas disfatës 3:2. Senegali ishte duke fituar 2:0 deri në minutën e 86-të. E humbi ndeshjen 3:2 me gol të minutës së 125-të.

Burimi: Koha