Një vajzë 14-vjeçare është gjetur e vdekur në një park në jug të Uellsit, në një rast tragjik që po hetohet nga autoritetet britanike si vrasje. Sipas të dhënave të para të hetimit gjyqësor, Lilly Anne Jones ishte raportuar e zhdukur më 20 qershor, ndërsa trupi i saj u gjet dy ditë më vonë në zonën e Duffryn Park në Blaina.
Gjatë seancës në Gjykatën e Koronerit në Gwent, u bë e ditur se adoleshentja ishte gjetur në një zonë pyjore pranë një klubi bowlingu, me plagë të rënda në trup dhe në qafë. Ajo është shpallur e vdekur në vendngjarje në orën më 22 qershor.
Sipas autopsisë paraprake, shkaku i vdekjes është regjistruar si “plagë të shumta me thikë në qafë dhe trup”, ndërsa hetimet përfundimtare pritet të vazhdojnë në muajt në vijim. Autoritetet kanë bërë të ditur se një djalë 14-vjeçar është akuzuar për vrasje në lidhje me rastin dhe është paraqitur në gjykatë, ku nuk është deklaruar fajtor. Ai mbetet në paraburgim deri në seancën e radhës.
Gjykimi i plotë për rastin është planifikuar të nisë më 23 nëntor dhe pritet të zgjasë disa javë, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
