Ish-i i Partizanit e bën “sefte” në debutimin me ekipin ukrainas

0%

Tedi Cara e ka nisur mbarë debutimin me ekipin e tij të ri, ukrainasit e LZN Cherkazyt. Sulmuesi shqiptar shënoi të parin e sfidës miqësore që skuadra zhvilloi përballë MTK Budapest, fituar me rezultatin “poker”, 4:0. Ashtu siç pritej, Cara kombinon mjaft mirë me shokun e skuadrës dhe në fund çon topin në fundin e rrjetës.

Pamjet nga aksioni i golit i ka shpërndarë vetë klubi ukrainas në rrjetet sociale, ndërsa shihet “nuhatja” e saktë që ish-i i Partizanit ka drejt golit, që rrallë herë gabon. Kjo statistikë vërtetohet edhe tek numri i golave të shënuar tek Oleksandryia, ekipi nga i cili zgjodhi të largohej. Plot 12 të shënuar dhe 5 të “gatuar” në 43 ndeshje gjithsej.

Burimi: Bota Sot