Argjentina është “e frikshme” në gjysmëfinale

0%

Shpërndaje në: Argjentina është përfaqësuese “e frikshme” në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ka shkruar AS të dielën. Mediumi spanjoll ka paraqitur statistikat e argjentinasve në gjysmëfinale, duke theksuar se i ka fituar të gjitha ndeshjet e kësaj faze. “Argjentina ka luajtur në gjashtë gjysmëfinale dhe të gjitha kanë përfunduar në të njëjtën mënyrë – me Argjentinën në finale”.

Në vitin 1930, Argjentina mposhti SHBA-në, në vitin 1978, Argjentina fitoi ndaj Holandës. Belgjika ishte “viktima” e radhës e Argjentinës në vitin 1986, ndërsa në vitin 1990 ishte Italia. Holanda ishte sërish kundërshtarja të cilën e eliminoi Argjentina në vitin 2014, ndërsa në vitin 2022, argjentinasit fituan përballë Kroacisë.

Burimi: Koha