Anila Sadiku dhe Diellza Leti në FIBA Women’s Summit në Slloveni 🇽

0%

Anila Sadiku si gjyqtare dhe Diellza Leti si trajnere kanë marrë pjesë në FIBA Women’s Summit në Postojna, Slloveni. Ky event shumë i rëndësishëm është mbajtur nga 7 deri më 11 korrik. Ato janë deleguar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), e cila vazhdon të investojë në zhvillimin e kuadrove, veçanërisht të trajnereve dhe gjyqtareve.

Në këtë event organizohen trajnime për lojtare, trajnere dhe gjyqtare, ndërsa FIBA ofron një mundësi unike për zhvillimin profesional të trajnereve dhe gjyqtareve perspektive nga e gjithë Evropa. Ky kamp zhvillimor organizohet nën ombrellën e FIBA Europe, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Sllovenisë.

Kampi ka nisur në vitin 2007, ndërsa deri më tani kanë marrë pjesë mbi 1,460 pjesëmarrëse nga 47 Federata Evropiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot