Messi nuk i fsheh emocionet

0%

Anglia dhe Argjentina do të përballen mes tyre ne gjysmëfinalen e këtij Botërori, për një biletë për finalen e madhe. Kjo gjysmëfinale mes tyre përkon me 40 vjetorin e përballjes historike në Botërorin e Meksikës në vitin 1986, ku protagonisti i jashtëzakonshëm ishte Diego Maradona me “Dorën e Zotit” dhe golin e tij të jashtëzakonshëm, ndoshta më të bukurin në karrierë.

Argjentina fitonte 2-1 në atë kohë dhe shkonte në gjysmëfinale. Ndërsa këtë herë do të luhet për biletën e finales. Ylli kryesor i Argjentinës, Lionel Messi, nuk i fsheh emocionet për përballjen e tij të parë ndaj “Tre Luanëve”. “Të luash kundër Anglisë është e veçantë sepse ata janë një fuqi e madhe në futboll, dhe ndeshjet kundër kundërshtarëve të tillë janë gjithmonë të veçanta.

Është hera e parë që do të luaj kundër tyre. Kam luajtur kundër të gjithëve përveç Anglisë, kështu që do të jetë mirë edhe për këtë arsye”, tha Messi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot