Ish-deputetja e PS që iu bashkua “Flamingove” kundër Ramës për 4

0%

Kritikave për koncertin e Kanye West i është bashkuar edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e cila ka dalë publikisht kundër këtij shpenzimi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se fondi prej 4 milionë eurosh duhej të ishte përdorur për parandalimin e zjarreve, mbështetjen e banorëve të prekur dhe forcimin e kapaciteteve të emergjencave, duke kujtuar dëmet e mëdha që shkaktuan zjarret gjatë vitit të kaluar. “Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh.

E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta. 4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave. Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë” , shkruan Koçeku.

Burimi: Bota Sot