Ish- deputetja e LDK-së thotë se ka nënshkruar për shkarkimin e Lumir

0%

Ish deputetja e LDK-së, njëherësh nënkryetare e degës së LDK-së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se ka nënshkruar për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Këtë ajo e ka konfirmuar për median, derisa është në mesin 150 e më shumë delegatëve që kanë nënshkruar për shkarkimin e tij. “Po kam nënshkruar për shkarkimin e Lumir Abdixhikut” , tha ajo.

Nga kjo degë nga 16 anëtarë kanë nënshkruar më shumë se 5 të tillë, për shkarkimin e Abdixhikut. Nënshkrimet po mblidhen në çdo degë të partisë, teksa delegatët kërkojnë mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm. Kërkesa për dorëheqjen e Abdixhikut vjen pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit, teksa tri degë kanë dalë publikisht me kërkesa për dorëheqjen e tij.

Kujtojmë që LDK sot do të mbajë mbledhjen e kryesisë nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot