Dogana agjëson mbi 6 mijë bluza për shkelje të të drejtave të

0%

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka asgjësuar mbi 6 mijë bluza, të cilat janë konstatuar se cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale. Rasti kishte nisur më , kur në Terminalin Doganor në Mitrovicë ishte paraqitur për zhdoganim një dërgesë me mall, pa specifikuar markën tregtare të produkteve. Bazuar në analizën e riskut, dërgesa ishte përzgjedhur për kontroll fizik dhe dokumentar.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kishin identifikuar elemente që ngritën dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Pas verifikimeve, Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Doganën e Kosovës kontaktoi bartësin e së drejtës, i cili konfirmoi se produktet përbënin shkelje të të drejtave të mbrojtura.

Në bazë të këtij konstatimi, Dogana bëri të ditur se kishte ndërmarrë masa ligjore, duke ndaluar lirimin e mallit, duke iniciuar procedurën e kundërvajtjes doganore ndaj importuesit dhe duke nisur procedurën për asgjësimin e produkteve. Dogana njoftoi se më mallrat u asgjësuan nën mbikëqyrjen e saj, me qëllim që ato të mos qarkullojnë në tregun e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Veprimet janë ndërmarrë në zbatim të Ligjit për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, si dhe dispozitave përkatëse të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës”- thuhet në njoftimin e Doganës të datës . Shënim: Më , në ora , titulli është redaktuar.

Burimi: Kallxo