ATK prezanton shërbimin e ri elektronik për fiskalizim në sistemin EDI

0%

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka publikuar versionin më të ri të Sistemit Elektronik EDI, duke shtuar një shërbim të ri elektronik të quajtur “Kërkesë për Fiskalizim”, i cili synon të lehtësojë procesin e pajisjes së tatimpaguesve me Kodin Unik për Fiskalizim.

Sipas ATK-së, ky funksionalitet është zhvilluar në zbatim të Udhëzimit Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për përdorimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronik Fiskalë.

Shërbimi i ri u mundëson të aplikojnë për Kodin Unik për Fiskalizim tatimpaguesve që planifikojnë të përdorin Softuerin Elektronik Fiskal (SEF), si dhe atyre që janë në proces të kalimit nga Pajisjet Elektronike Fiskale (PEF) në sistemin e ri elektronik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse një tatimpagues tashmë është pajisur me Kodin Unik për Fiskalizim, ai do ta ketë të shfaqur automatikisht në Sistemin Elektronik EDI. Ndërsa ata që ende nuk e posedojnë këtë kod mund të paraqesin kërkesën përmes opsionit “Kërkesë për Fiskalizim”, i cili gjendet në menynë “Fiskalizimi”.

ATK ka rikujtuar se pajisja me Kodin Unik për Fiskalizim është kusht i domosdoshëm për përdorimin e Softuerit Elektronik Fiskal dhe u ka bërë thirrje tatimpaguesve që të verifikojnë statusin e tyre në sistem dhe, nëse është e nevojshme, të aplikojnë përmes shërbimit të ri.

Administrata Tatimore thekson se do të vazhdojë investimet në digjitalizimin e proceseve, me synim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe lehtësimin e përmbushjes së obligimeve tatimore për bizneset dhe qytetarët. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com