INSTAT publikon rritjen ekonomike për tremujorin e parë 2026, ku sipas raportit ekonomia shqiptare u rrit me 3.71% në tremujorin e parë të vitit 2026, duke shënuar një përshpejtim krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur rritja ishte 3.53%, por duke shënuar rënie krahasuar me 3.8% të regjistruar në tremujorin e katërt të vitit 2025.
Motori kryesor i zgjerimit ekonomik ishte administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, që kontribuan me 1.68 pikë përqindje në rritjen totale. Kontribut pozitiv dhanë gjithashtu aktivitetet e pasurive të paluajtshme, shërbimet profesionale dhe administrative, si edhe sektori i ndërtimit.
Nga ana tjetër, industria, energjia dhe uji ushtruan ndikim frenues mbi ekonominë, së bashku me bujqësinë dhe aktivitetet e argëtimit. Rritja u mbështet edhe nga zgjerimi i konsumit të familjeve, investimeve dhe eksporteve.
