Harry Styles u pa më i dashuruar se kurrë, teksa shijoi një piknik romantik me të fejuarën e tij, Zoe Kravitz, në Londër. Çifti shtriu një batanije me motive mbi bar, pasi zgjodhi një cep të qetë në Hampstead Heath për t’u relaksuar.
Harry, 32 vjeç, i cili ndodhet në mes të rezidencës së tij rekord në Wembley Stadium, dukej se po shijonte në maksimum pushimin pas serisë së koncerteve, shkruan The Sun, transmeton “Bota sot”.
Harry Styles dhe Zoe Kravitz Ai nxori një pako me ushqim dhe më pas u shtri duke u mbështetur te Zoe, 37 vjeçe, e cila kishte zgjedhur një veshje sportive e të thjeshtë: një kanotiere të zezë dhe pantallona të shkurtra blu Adidas. Dyshja, që u fejua pas tetë muajsh lidhjeje, me siguri kishte shumë për të diskutuar edhe për përgatitjet e dasmës së tyre.
Harry Styles dhe Zoe Kravitz Gjatë fundjavës, tabloidi The Sun publikoi detaje ekskluzive për ceremoninë e tyre në Shtetet e Bashkuara. Sipas miqve të afërt të çiftit, ata po mendojnë që ta kurorëzojnë dashurinë në qytetin New Orleans, në jug të SHBA-së, madje kanë nisur të shqyrtojnë edhe ambiente të ndryshme për organizimin e dasmës.
