Çfarë fshihet pas vrasjes makabre të Eglant Koçit nga shoku i tij? Zbardhen detaje të reja, Prokuroria me kërkesë të re për autorin e dyshuar

0%

Hetimet dhe kërkimet për vrasësin e dyshuar të Eglant Koçit vijojnë. Armand Shakaj vijon të jetë në arrati, teksa është pikasur në disa momente në rrugët e Tiranës, por ka arritur t’i shpëtojë policisë.

Gazetarja Anila Hoxha, bën me dije se ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë hapin e radhës sa i përket hetimeve, duke i kërkuar Gjykatës Penale t’i japë leje për të këqyrur 4 kompjuterë të sekuestruar në zyrën e vrasësit të dyshuar.

Burime pranë grupit të hetimit thanë se një nga pistat është ajo e vrasjes së të riut për shkak të transfertave në kriptovaluta, një aktivitet me të cilin Koçi merrej prej kohësh. Megjithatë, sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, Koçi ishte një person me të ardhura jo të mëdha dhe jeta që bënte ishte tejet normale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot