Uragani Kane nuk përmbahet me Anglinë

0%

Nuk janë vetëm Messi, Mbappé e Haaland në këtë Botëror, por edhe Kane. Kapiteni i anglezëve po udhëheq ekipin e tij drejt sukseseve me golat e realizuar, pesë deri më tani. Sulmuesi përmbysi sfidën me Republikën Demokratike të Kongos dhe ishte përcaktues edhe ndaj Kroacisë e Panamasë.

Harry Kane po tregon se është dëshira e çdo trajneri dhe Thomas Tuchel di si t’i marrë më të mirën. 13 gola deri më tani për “uraganin” Kane në Kupën e Botës, më mirë se Pelé dhe vetëm një gol larg Gerd Müller.

Ndërsa në këtë sezon me Anglinë dhe Bayern Munich është në kuotën 72, më rezultativi në të gjithë globin, i dyti më i mirë në histori pas 82 golave të realizuar nga Messi në sezonin 2011–2012. Në Angli po kërkojnë me ngulm që trofeu i Kupës së Botës të kthehet në shtëpi dhe shpresat po i mbështesin te Harry Kane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot