Policia jep detaje për të shtënat me armë në Podujevë, tre persona

0%

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë që ndodhën pasditen e së enjtes në qendër të Podujevës. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, Policia ka pranuar informatën për të shtënat rreth orës dhe njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës , është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, nga informacionet e para, dyshohet se tre persona janë plagosur. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Pllana për Sinjalin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com