Meqenëse jemi në SHBA, duhet të themi: “A star is born” (një yll ka lindur). Ky është mendimi i Zllatan Ibrahimoviç për Kerim Alajbegoviç, talentin e Bosnjës që shënoi një gol të shkëlqyer kundër Katarit në Botëror. Suedezi, që për talent dhe supergola kupton shumë mirë, ka folur kështu për Alajbegoviç: “Të gjithë flasin për golin, por për mua goli nuk është më i rëndësishmi.
Më ka surprizuar më shumë kurajo e tij. Një 18-vjeçar në Botëror, nën presion, me miliona njerëz që e ndjekin, luan si të ishte i zoti i stadiumit. Kjo është e rrallë. Shumë lojtarë kanë talent. Talenti është kudo, por pa personalitet nuk vlen për asgjë. Kur pashë Kerim, nuk pashë një të ri që shpresonte të bënte një ndeshje të mirë.
Pashë një lojtar që besonte se ishte më i miri në fushë”. Ibra analizoi në detaje pastaj golin e shënuar nga anësori i Leverkusen, që ndiqet nga shumë klube italiane: ”Finalizimi ishte shumë i bukur. Teknikë perfekte, por më goditi më shumë besimi para golit. Mënyra si e kërkoi topin dhe e krijoi momentin. Lojtarët e mëdhenj nuk presin raste, i krijojnë ato”.
Dhe Milani duket se është vënë në mendime për lojtarin boshnjak. Ai përfaqëson identikitin e blerjes ideale sipas kritereve të RedBird: i ri, talent dhe potencial. Ibra ka rëndësi në zgjedhjet e klubit kuqezi dhe elozhet e tij për Alajbegoviç mund të mos kenë qenë të rastësishme. Për të interesohen edhe Roma e Atalanta.
