“Qielli i Shqiponjave 2026” përmbyllet me sukses, FSK vlerëson kadetët për përgatitje në terren

0%

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses aktivitetin praktik “Qielli i Shqiponjave 2026”, pjesë e vlerësimit për kadetët e Qendrës për Studime Universitare për vitin akademik 2025/2026.

Gjatë një periudhe nëntëditore në rajonin e Gjakovës, kadetët e FSK-së kanë zhvilluar ushtrime intensive në nivel togu dhe kompanie, duke realizuar operacione dhe skenarë të ndryshëm ushtarakë në terren.

Sipas FSK-së, aktiviteti ka përfshirë planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve, ushtrime taktike, koordinim mes njësive dhe vendimmarrje në kushte dinamike, me qëllim forcimin e aftësive profesionale dhe udhëheqëse të kadetëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet e FSK-së kanë vlerësuar lart angazhimin e pjesëmarrësve, duke theksuar rëndësinë e këtyre trajnimeve në ngritjen e kapaciteteve dhe disiplinës ushtarake të gjeneratës së re. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com