Siguria jonë, pavarësia jonë, atdheu ynë janë në rrezik

0%

Nëse shohim se si në shtratin e vdekjes kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti nxorri disa fjalë profetike, sidomos në lidhje me rrezikun që do t’i kanoset pas vdekjes së tij Arbërisë.

Ai sëpari e dinte se biri i tij Gjoni ishte i ri dhe nuk do të mund ta udhëhiqte betejën kudnër armikut të jashtëm dhe të brendshëm, prandaj edhe kërkoi që biri i tij të qëndronte në duar të Venedikut si i mbrojtur nga rreziku sepse sulltan Mehmeti II donte ta vriste me duar të veta Gjergj Kastriotin dhe nëse jo atë fëmijën dhe familjen e tij ky në fakt ishte qëllimi i sulltanit në atë kohë.

Së dyti ai i tregoi arbërorëve se ideologjia islamike që e kishte sulltani ishtë ajo që do të mund ta shkatërronte nga brenda shpirin dhe trupin e arbërorëve dhe tërë atdheut të tij e shtetit të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas kryefisnikut dhe strategut arbëror nëse një ditë do të ndodhte që kombi i tij të vuante deri edhe në vetëshkatërrimin e tij ,vuajtja e më pas edhe vdekja do t’i vinte jo nga jashtë ,por nga vetë ata që e mohuan Besën e të parëve iliro-arbëror, Besimin në Krishtin, Identitetin rrënjësor kombëtar arbëror, gjuhën ,që i shërbyen sulltanit dhe ideologjisë së tij fetare islamike.

Fjalët e kryeheroit janë mjaftë domethënëse si këto p.sh:“Jini vigjilent, se politika otomane(turke) ka për qëllim të mbjellë përçarje midis jush dhe princave të krishterë; e gjithë fuqia e saj qëndron në këtë politikë të përçarjes(Përçaj dhe sundo ), me anë të së cilës ajo ka pushtuar e sunduar shumë vende edhe pa patur nevojë me i përdor armët e saj.“ Më tutje ai poashtu thotë tepër qartë se : „Ai që ju këshillon për të luftuar për hir të Zotit është një mashtrues i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij perosnale.

Zoti duke qenë i fuqishëm mund të bëjë gjithçka vetë, nuk ka nevojë për këshillat apo ndihmën e askujt “, Ndërsa nga një letërkëmbimi tjetër i qershorit të vitit 1461 ku sulltan Mehmeti II i kërkonte peng djalin e Gjergj Kastriotit në kuadër të ndonjë marrëveshje ,por sikur dihet Gjergji ynë i madh e kundërshtojë këtë pikë të marrëveshjes me këto fjalë: „Përsa i përket dhënies peng të djalit tim, për ta pasur atë si nyje të një lidhje të re mes nesh, zemra e një babai dhe një nëne nuk mund të përballojë një sakrificë të tillë.

Është fëmija i vetëm që Zoti na ka dhuruar, dhe është akoma i mitur. Përveç kësaj, do t’i shkaktohej një dëm i pariparueshëm nëse nuk rritet me zakonet dhe besimin(e krishterë arbëror) të vendit të tij.“ Ndërsa në një përgjigje tjetër të një letre që i dërgon Gjergj Kastrioti sulltan Mehmetit II, të qershorit të vitit 1463 i kërkonte sulltanit që jo ai të bëhet prapë i ideologjisë fetare islamike, por ai vetë(pra sulltani) duhej të kthehej në krishterim , me këto fjalë: „Po më dëgjove mua, po deshe të kthehesh në besimin e vërtet te Krishti, të mendosh më në fund për shpirtin tënd, ti do të mundesh, pasiqë të heqesh dorë nga pabesia jote dhe nga verbërit e ideologjisë muahmedane, edhe pushtetin, edhe emrin tënd nga i madh që është ta kthesh e ta bësh shumë më të madh, nga i lumtur, shumë më të lumtur, nga i dëgjuar shumë më të dëgjuar; ti që shquhesh fort mbi të gjithë të parët e tu nga shpirti i lartë dhe nga madhëria e karakterit, mos qëndro për më gjatë bashkë me të tutë, si nga ndonjë e drejtë trashëgimore, në këtë kokëfortësi dhe verbëri dhe bëje lirisht, me vullnetin tënd, atë që së shpejti do ta bësh nga nevoja.

Çdoherë është quajtur një turp i madh të dëgjosh nga goja e prijësit: “nuk e pandehja”. Mblidh mendjen dhe eja në vete. Mund ta kesh rastin të bëhesh prijës i vërtetë dhe të qeverisësh në mënyrë të ligjshme, vetëm nëse e përqafon këtë besim pra ,nëse e adhuron Zotin e vërtetë, dhe sapo ta kuptosh do të të vijë keq për këtë dhuratë qiellore që se ke njohur më parë, madje do të të vijë keq për kohën e humbur që ke kaluar.

Sikur më njeh, por edhe ke dëgjuar mjaftueshëm,se unë nuk e ndryshoj mendjen as me lajkatime, as me kërcënime, derisa të mos keni përqafuar besimin e krishterë, për të cilën ju keni dëgjuar e mësuar që në fëmijërinë tuaj, duke vepruar në këtë mënyrë, do tiu mundësoni edhe njerëzve tuaj që të pagëzohen.“ Nga e gjithë kjo është parë shumë mirë që nga ajo kohë, pra pas vdekjes së Gjergj Kastriotit e sidomos në nga shekulli XVII e këndej se sa dëme të pariparueshme i ka bërë ngulitja e ideologjisë islamike në trojet dardano-arbërore.

Kështu që isht i vetmi vend,komb apo popull që mbeti në mjerim, me dyer të mbyllura për të mos pasur mundësi (çelës) të rikthimit në familjen europiane, pa dritë e zhvillim ,i ndarë e i shkatërruar etj.

Ideologjia islamike u vendos nga pushtuesi otoman në shumicën e rasteve me shpatën kuranike të sulltanit dhe ushtarëve të tij, sot ideologjia islamike është bërë për trojet tona, jo vetëm një nepërk që helmon shpirtërat, zemrat dhe mendjet e popullit apo kombit dhe shtetit tonë, por edhe një rrezik për shkomnëtarizim e vetëshkatërrim shtetëror e kombëtar.

Duhet patur parasysh edhe një gjë, të kthehemi pak na historinë e shkurtër, Turqia me ndihmën e renegatëve dhe mbetjeve në Kosovë dhe Shqipëri investojë në „Xhamia politike“ midis Prishtinës dhe Tiranës dhe askush nuk e ngriti zërin, kur dihet se ai investim nuk është investim në të mirë të popullit e kombit shqiptar, por investim në injorancë dhe turqizim, nesër mund të thotë Turqia unë kam investu në ato xhamia dhe ato janë prona të mija, Ashtu sikur e nguli Millosheviqi „Kishën politike“ në oborrin e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës kombëtare të Kosovës, Me një fjalë, sot për shkak të ideologjisë islamike që ka lëshuar rrënjë helmuese në të gjitha fushat, familjet dhe instituiconet e shtetit dhe atdheut tonë, siguria jonë, pavarësia jonë ,atdheu ynë janë tepër në rrezik.[Gjon Keka]

Burimi: Bota Sot