Shpërndaje në: Senegali fitoi 5:0 ndaj Irakut dhe e siguroi fazën nokaut me tri pikë, pas goldallimit superior ndaj përfaqësueseve të tjera. Në ngjarjen e rëndësishme të Senegalit, mungoi fotografi i përfaqësueses, Sidi Tall. Atij iu refuzua viza dhe nuk arriti të udhëtojë në Kanada, ndërsa ngjarjen e përcolli nga dhoma e hotelit. Shkrepi edhe fotografi teksa po zhvillohej ndeshja.
“Brenda apo jashtë stadiumit, pasioni im mbetet i paprekur. Nuk ka lidhje nga ku janë shkrepur fotografitë, gjithmonë do ta kem dëshirën e njëjtë: t’i shfaq tregimet nëpërmjet imazheve”, ka theksuar fotografi Tall i Senegalit.
