“Heshtja” paszgjedhore e PDK-së

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Partinë Demokratike e ka kapluar heshtja pas zgjedhjeve, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike. Sipas tyre, kjo mund të ketë dy shpjegime, njëra si taktikë, e tjetra si dëshpërim.

Por në partinë e dytë nuk janë përgjigjur se pse nuk janë deklaruar se si e shohin zgjidhjen për formimin e institucioneve Që prej ditës së zgjedhjeve, sipas analistëve politikë, daljet e deklaratat publike të përfaqësuesve të Partisë Demokratike (PDK) kanë qenë të rralla.

Përderisa në tri partitë e tjera kanë shprehur qëndrime se si e shohin zgjidhjen për formimin e institucioneve, por edhe për zgjedhjen e presidentit, të njëjtën nuk e ka bërë edhe partia e dytë për kah fuqia në Kuvend. E njohës të zhvillimeve politike i kanë dhënë dy shpjegime për këtë. Sipas analistit Basri Muja, pozicionimi i PDK-së pas zgjedhjeve është strategjik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Muja thotë se fokusi në këtë periudhë është te marrëdhëniet e Vetëvendosjes me Lidhjen Demokratike. Por, sipas tij, një marrëveshje mes partisë së parë dhe të dytë ofron më shumë stabilitet. “Duket se Partia Demokratike është në një pritje strategjike.

Në njërën anë është duke e formuar një profil opozitar dhe i pret zhvillimet çfarë po ndodh, dhe në anën tjetër jam i sigurt që ata janë duke u përgatitur që në rast se ofrohet një mundësi për të qenë pjesë e kalkulimeve të ndarjes së pushtetit, jam i sigurt që ata janë të gatshëm dhe do të reagojnë”, ka thënë Muja. Në zgjedhjet e 7 qershorit PDK-ja doli e dyta.

Ky subjekt politik mori 19.4 për qind të votave që ia siguruan 22 ulëse në Kuvend. Megjithëkëtë, PDK-ja qe e vetmja nga partitë opozitare që humbi vota krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas analistit Dritëro Arifi, heshtja paszgjedhore e PDK-së është reflektim i humbjeve të njëpasnjëshme në procese elektorale.

“PDK-ja për t’i ikur edhe problemeve të brendshme, edhe që mos të flasin diçka për publikun e jashtëm, pra për partnerin e ardhshëm, të mundshëm – Vetëvendosje, e ka zgjedhur heshtjen.

Heshtja është pranim i disfatës dhe i humbjes dhe njëfarë mënyre i nënshtrimit, sepse në njëfarë mënyre kur hesht, ti i akcepton të gjitha që po i thotë Vetëvendosja dhe Vetëvendosja në këtë pikë ka të drejtë, zgjedhjet nuk prodhuan asgjë”, ka thënë Arifi. Sipas tij, në PDK nuk dinë si t’u përgjigjen situatave dhe narrativeve politike që krijon Vetëvendosja.

“Ideja është që gjithmonë duhet të jesh aktiv, e kur nuk je aktiv, nuk je faktor. Në njëfarë mënyre e kanë defaktorizuar vetveten, sepse po të ishin aktivë me ide dhe me vizion zhvillimor, pra në këto pika mund të bashkëpunojmë dhe nuk është një pikë, janë disa pika, 4-5 pika të rëndësishme, përmbajtjesore se si mund të duket qeverisja e ardhshme, apo marrëveshja për presidentin”, ka thënë Arifi.

Lidhur me këtë çështje KOHA ka provuar të marrë përgjigje nga zyrtarë të PDK-së, por nuk ia ka dalë. Një ditë pas zgjedhjeve, në një konferencë për media, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike dhe shprehu preferencë që për formimin e të tria institucioneve të ketë paraprakisht një marrëveshje në pako.

Burimi: Koha