Haxhiu paralajmëron seancë konstituive brenda afatit, por pa datë

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke mos dhënë datë specifike, ka deklaruar se në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve.

“Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale. Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi”- ka shkruar ajo në Facebook më .

Haxhiu ka shtuar se besimi i dhënë nga qytetarët në zgjedhjet që janë mbajtur është një përgjegjësi e madhe. “Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë”- ka shkruar ajo. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga sot (), deputetët e rinj kanë afat 30 ditë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, fillon afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit të vendit. Aktualisht, Kosova është me ushtrues detyrë të presidentit pasi që presidentes së gjashtë, Vjosa Osmani-Sadriu, i përfundoi mandati më .

Sipas rezultateve të certifikuara 53 deputetë do t’i ketë Lëvizja Vetëvendosje, 22 Partia Demokratike e Kosovës, 18 Lidhja Demokratike e Kosovës, 7 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 9 Lista Serbe, 1 Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, 2 Partia Demokratike Turke e Kosovës, 1 Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, 1 PSA, 1 Koalicioni Vakat, 1 Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, 1 Partia Liberale Egjeptiane, 1 Partia e Re Demokratike, 1 Unioni Socialdemokrat dhe 1 Partia e Bashkuar e Goranëve.

Deputetët e certifikuar nga LVV janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Ejup Maqedonci, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari Lila, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Ilir Kërçeli, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Edona Lalloshi, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Armend Muja, Armend Baloku, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arbër Rexhaj, Rufki Suma, Blerim Gashi, Fitore Pacolli Dalipi, Artane Rizvanolli Berisha, Adriana Matoshi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Taulant Kelmendi, Arbërie Nagavci, Krenare Çerkini, Dimal Basha, Liza Gashi, Labinotë Demi Murtezi, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi, Adelina Grainca, Valon Ramadani, Salih Zyba, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Valon Hoti, Valon Peci, Drita Pajaziti, Jeton Raka, Sylejman Meholli, Vigan Qorrolli dhe Fjolla Ujkani.

Prej PDK-së, deputetë të Kuvendit janë: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, Mergim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu Shoshi.

Nga radhët e LDK-së, pjesë e Kuvendit janë: Vjosa Osmani Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadergjonaj dhe Paris Guri.

Nga AAK (Aleanca), në Kuvend do jenë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Tetuta Haxhiu, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani. Berishës dhe Ramadanit, vendin në Kuvend ia lëshuan Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj.

Nga Lista Serbe, pjesë e Kuvendit do të jenë: Zlatan Elek, Igor Simić, Srdjan Popović, Slavko Simić, Jovana Radosavljević, Ljiljana Stefanović, Milan Joksimović, Branislav Nikolić dhe Tanja Vujović.

KDTP do të jetë në Kuvend me Fikrim Damkën dhe Fatma Taçin, ZSPO me Nenad Rashiq, Koalicioni Vakat me Rasim Demirin, IRDK me Elbert Krasniqin, NDS me Emilja Rexhepin, SDU me Duda Baljen, PSA me Artan Asllanin, PLE me Veton Berishën, JDP me Adem Hoxhën dhe PREBK me Albert Kinollin.

Qëndrimet e partive për rrugën përpara Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar se menjëherë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të filloj me komunikime për të konstituuar institucionet. “Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve.

Certifikimi i rezultateve duhet të presë për trajtimin e ankesave dhe më pastaj pa humbur kohë do t’i kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”- u ka thënë shkurtimisht Kurti mediave më . Më , ai konfirmoi se nuk ka komunikim me partitë tjera sa i përket votimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit të ri.

“Porsa të certifikohet rezultati [zgjedhor], fillojmë komunikimet menjëherë”- ka deklaruar shkurt Kurti. “Ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e konstituimit të institucioneve. Sa më shpejt aq më mirë. Natyrisht, ju e dini, që për çështjen e presidentit, ne nuk mund ta bëjmë vetë këtë…

Në këto rrethana neve na duhet bashkëpunim dhe do të mundohemi që të bashkëpunojmë me opozitën për çështjen e presidentit. Shpresoj që kësaj radhe të ndryshoj qasja e opozitës. Nuk kanë munguar ofertat nga ana jonë as në të kaluarën. Duhet të përfundoj sjellja refuzuese e opozitës”- kishte thënë Kurti më , derisa ende nuk kishte përfunduar procesi i numërimit të votave.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në emisionin Rubikon më ka thënë se nuk kërkojnë e as ofrojnë përkrahje politike pa kushte. Gjatë intervistës ai ka thënë se partia që ai e udhëheq ka kandidatë të përgatitur për të udhëhequr me të gjitha institucionet, përfshi edhe pozitën e presidentit.

“PDK-ja ka emra të mjaftueshëm, të përgatitur për të gjitha pozitat që, në mënyrë të suksesshme dhe të përgjegjshme, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, të udhëheqin secilin institucion të Kosovës. E ka dëshmuar edhe në të kaluarën me pozitat e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, presidentit dhe ministrave se ka kapacitete të mjaftueshme”- ka thënë Hamza.

Duke folur për kushte për bashkëpunim, Hamza ka përmendur çështjen e kapaciteteve energjetike, investimeve në infrastrukturë dhe përkrahjen e sektorit të Drejtësisë. “Mosndërhyrja në sektorin e Drejtësisë, reformat në Arsim, Shëndetësi. Këto janë temat që duhet me i parapri çdo marrëveshjeje politike sa i përket PDK-së.

Fillimisht, qëllimi jonë është qysh me e bë këtë vend më të jetueshëm, më të mirë. Qysh me e ndalë emigracionin, qysh me e përshpejtu procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës”- ka thënë Hamza.

Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte edhe bartëse e listës së kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit ka folur për tri parime të kësaj partie për bashkëpunim të mundshëm me partitë e tjera në aspektin e formimit të institucioneve të reja.

“Në qoftë se mund të japim kontribut në krijimin e institucioneve, përderisa i mbrojmë parimet e demokracisë, parimin e kontrollit dhe balancit demokratik të institucioneve tona – qysh edhe e kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës – mbrojtjen e orientimit euroatlantik të Republikës së Kosovës dhe dhënien e një agjende zhvillimore për Republikën e Kosovës, atëherë ne e japim atë kontribut.

Jo me Listën Serbe, por me shqiptarë.”- ka deklaruar në emisionin Debat Plus. Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së më në emisionin Pressing në T7, ka thënë se partitë duhet të kenë një marrëveshje në pako. “Kësaj here kemi shkuar në zgjedhje për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Kjo kërkon që partitë politike, duke e përfshirë rolin e partisë së parë… duhet të hyjnë në funksion të një bashkëpunimi dhe të arrihet një marrëveshje pako”- ka thënë Haziri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, më ka deklaruar se partia që ai e drejton është e gatshme të ndihmojë në formimin e institucioneve të reja pa kërkuar poste në qeveri, por ka paraqitur një sërë kërkesash programore që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve.

Në një konferencë për media, ai tha se ekziston rreziku që Kosova të mbetet për një periudhë të gjatë pa institucione funksionale. “Po krijohet një ndjenjë që Kosova rrezikon të mbetët për një periudhë të gjatë pa institucione. Gjithçka është peng, gjithçka është blloku”- tha ai. Sipas tij, AAK nuk synon pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme dhe nuk ka kushte që lidhen me pozita.

“Nuk kemi kurrfarë kushte vetjake. Nuk synojmë kurrfarë pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme. Kemi kërkesa jetike” – u shpreh Gjini.

Ai kërkoi që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin strategjik të gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr dhe të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, me qëllim që, sipas tij, të lehtësohet funksionimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Gjini shtoi se AAK-ja është e gatshme të sigurojë kuorumin për konstituimin e institucioneve, pa vendosur kushte për poste politike. Pyetja kryesore që shtrohet në këtë fazë është cili do të jetë hapi i dytë pas konstituimit të Kuvendit: a duhet të votohet Qeveria apo Presidenti i vendit?

Ndonëse juridikisht nuk ka një dispozitë të prerë që përcakton se cili proces duhet të ketë përparësi absolute, në një rast të tillë kur Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se 60 ditë është afati për zgjedhjen e presidentes, njohësit e Kushtetutës dhe çështjeve ligjore vlerësojnë se, për shkak të afateve dhe rrezikut nga vakumi institucional, zgjedhja e kryetarit të shtetit duhet të jetë prioriteti kryesor.

Burimi: Kallxo