Komandanti i KFOR, gjeneralmajori turk Ozkan Uutash e ka uruar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e tij dhe të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas një njoftimi të kryeministrisë, ky përgëzim u bë gjatë takimit të dy zyrtarëve të lartpërmendur në selinë e qeverisë së Kosovës, në Prishtinë, të mërkurën.
“Në nisje të takimit, që rastisi në ditën e certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti pranoi urime nga gjeneralmajor Ulutaş për fitoren e 7 Qershorit”, thuhet në njoftim. Komunikata thotë se në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon.
“Krahas angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij”, shkruan në përfundim të njoftimit.
