Lewis Hamilton firmos pole position për Garën Sprint në Silverstone, garën e shtëpisë së tij. Piloti britanik ishte më i shpejti në pistë duke e përshkuar atë me kohën 1 minutë 28 sekonda dhe 376 të mijtat duke mposhtur me vetëm 11 të mijtat më shumë, Andrea Kimi Antonelli duke plotësuar me italianin vijën e parë të startit.
Në vijën e dytë, me kohënb e tretë më të mirë është Max Verstappen me Red Bull me 321 të mijtat më shumë se Hamilton dhe përkrah holandezit do të jetë piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc. Nuk shkoi më shumë se vendi i pestë në vijën e tretë të startit, George Russell me Mercedes i ndjekur nga kampioni në fuqi i botës, Lando Norris.
Pas britanikut është piloti tjetër i McLaren, Oscar Piastri në vendin e shtatë i ndjekur ngga Isack Hadjar me Redbull në të tetin, ndërkohë që dhjetëshen më të mirë të kualifikuesve për Garën Sprint të Çmimit të Madh të Silverstone e plotësojnë dy pilotët e skuadrës Racing Bulls, Liam Lawson dhe Arvid Lindblad.
