Konjufca në Nigeri, me sekretarin e qeverisë flet për marrëdhëniet me

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku është takuar me sekretarin e Qeverisë së Federatës, senatorin George Akume.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Konjufca u shpreh i kënaqur për takimin me zyrtarin e lartë nigerian, duke theksuar se Kosova pret me padurim ndërtimin e një bashkëpunimi konstruktiv me Nigerinë. “Kosova pret të ndërtojë një angazhim konstruktiv me Nigerinë dhe të eksplorojë mundësi për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona” , ka shkruar Konjufca.

Ai gjithashtu e falënderoi sekretarin George Akume dhe kabinetin e tij për pritjen e ngrohtë gjatë vizitës zyrtare. Vizita vjen në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Nigerisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot