Polemika

0%

Ndeshja e orëve të para të mëngjesit mes Portugalisë dhe Kroacisë, e cila përfundoi me rezultatin 2:1, u konsiderua një përballje e vështirë, me shumë tension dhe polemika. Megjithatë, kjo nuk i ndaloi skuadrës portugeze të vazhdojë rrugëtimin në turne. Në fund të takimit, ballkanasit barazuan me golin e Josko Gvardiol, gol i cili u anulua u anuluan nga VAR për pozicion jashtë loje.

Ky ishte rasti që bëri që të shpërthenin protestat dhe polemikat. Në studion e “Kampionët e botës”, këtë të premte, më 3 korrik, komentatori Alban Xhihani pohoi se përdorimi i teknologjisë, falë tingujve të pajisjes brenda topit, ishte i panevojshëm sepse arbitri duhet ta shikonte me sy tek VAR nëse kishte apo nuk kishte devijim të topit.

Burimi: Bota Sot