Plagosi veten me pushkë ajrore në Deçan, policia ia konfiskon armën

0%

Një person ka mbetur i lënduar në këmbë pasi dyshohet se nga pakujdesia ka shkrepur pushka ajrore që mbante me vete në zonën e Bjeshkës së Roshkodolit, në Deçan. Sipas raportit të sotëm policor, rasti ka ndodhur të premten, rreth orës , ndërsa i lënduari ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan për shkak të plagës së marrë në gishtin e këmbës.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se arma i është shkrepur aksidentalisht, duke i shkaktuar lëndimin. Policia ka konfiskuar pushkën ajrore, ndërsa me vendim të prokurorit është iniciuar rasti, i cili do të procedohet në procedurë të rregullt.

Burimi: Kallxo