Zendaya tërheq vëmendjen në Londër me paraqitjen e saj elegante

0%

Zendaya mahniti me paraqitjen e saj elegante gjatë promovimit të filmit të ri “The Odyssey” në Londër. Aktorja e njohur për stilin e saj të veçantë dhe pamjen gjithmonë mbresëlënëse u shfaq të dielën në ndërtesën IET në Londër, ku mori pjesë në eventin promovues të filmit dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj.

Zendaya, 29 vjeçe, u shfaq me një fustan dramatik me prerje të derdhur, të kombinuar me një shami në kokë që i përshtatej veshjes, duke theksuar edhe më shumë paraqitjen e saj elegante dhe moderne. Ajo ishte një nga figurat më të komentuara të eventit, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Zendaya Ajo ishte e pranishme për të promovuar filmin “The Odyssey”, së bashku me pjesën tjetër të kastit dhe ekipin e produksionit, në një nga eventet më të mëdha të promovimit të projektit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Filmi është një adaptim i eposit të lashtë grek “Odisea” të Homerit dhe sjell historinë e mbretit Odise, i cili pas përfundimit të Luftës së Trojës nis një udhëtim të gjatë dhe të rrezikshëm për t’u kthyer në atdhe dhe për t’u ribashkuar me bashkëshorten e tij, Penelopën. Zendaya

Burimi: Bota Sot