Analisti i futbollit, Matko Djarmati në emisionin “Kampionët e Botës” duke iu referuar golit të anuluar të Kroacisë ndaj Portugalisë për një prekje të topit me majën e flokut, bëri ironi duke thënë se në botërorin tjetër lojtarët kroatë do i presin flokët dhe do jenë të gjithë qeros. Djarmati shtoi se është pro lojës pak më të ashpër në futboll.
“Këto fije floku në mediat kroate dhe në kombëtaren kroate, gjithë lojtarët para kampionatit botëror tjetër do prejnë flokët dhe do jenë gjithë qeros. Edhe nuk do kemi këto probleme. Kampionati botëror ka ndryshuar komplet, arbitrat kanë ndryshuar. Më duket se kanë marrë udhëzime se si do arbitrojnë në kampionat botëror. Do kisha qejf të aplikohej edhe në Shqipëri çik loja më e ashpër.
Për një lojë më e ashpër jam dakord”, tha Djarmati.
