Haaland: Ëndërroja ta riktheja Norvegjinë këtu pas 28 vitesh

0%

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland realizoi dy gola dhe 1 asist në fitoren 4-1 që kombëtarja e tij arriti sot ndaj Irakut, në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Një paraqitje e shkëlqyer e sulmuesit. “Shpresoj që ky Haaland që patë në këtë ndeshje të jetë i tillë përgjatë gjithë turneut. Ëndërroja ta riktheja Norvegjinë këtu pas 28 vitesh, tani të mos ndalemi”, deklaroi Erling Haaland.

Sulmuesi ishte një figurë kyçe në fitoren 4-1 ndaj Irakut në debutimin e tij në Kupën e Botës. Më tej, duke vijuar komentin e tij ai tha: “Trajneri Solbakken tha se jam numri 9 më i mirë në botë, por nuk jam më i miri. Shihni çfarë bënë Mbappe e Messi”. “Ndërsa Kane dhe Mbappé shënuan më shumë gola se unë në sezonin 2025-26. Kështu që nuk do të thoja se jam më i miri.

Jam thjesht një norvegjez që përpiqem të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin tim të fitojë “, tha Haaland.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot