Deschamps: E rëndësishme të fitonim ndeshjen e parë

0%

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vlerësuar paraqitjen e Kylian Mbappe, duke e quajtur atë të jashtëzakonshme. Kapiteni i Francës shënoi dy herë në ndeshjen hapëse të ekipit në Kupën e Botës të martën, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i vendit të tij. “Ka ende njerëz që do ta kritikojnë, por ai është një lojtar i jashtëzakonshëm.

Jo gjithçka shkoi mirë për të, por ai mund të fitojë ndeshje në një moment”, tha Deschamps për superyllin e Real Madrid. Mbappe i dha Francës epërsinë në mes të pjesës së dytë të një prove të vështirë kundër Senegalit në stadiumin MetLife (Franca fitoi 3-1). “Si kapiten, ai bën shumë për skuadrën brenda dhe jashtë fushës edhe nëse disa njerëz mendojnë se është egoist”, tha Deschamps.

Mbappen kaloi Olivier Giroud duke u bërë golashënuesi më i mirë i Francës me 58 gola në 99 ndeshje. “Jam vërtet i kënaqur për të. Ai nuk shënoi në ndeshjet miqësore, por thyerja e rekordit në Kupën e Botës i jep më shumë ndikim”, shtoi Deschamps. “Ishte mirë të fitonim ndeshjen tonë të parë kundër një skuadre shumë të mirë të Senegali.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë pasi e zhvendosëm Michael Olise në qendër, gjë që i lidhi të gjitha. Jam vërtet i kënaqur që fituam ndeshjen e parë sepse mënyra se si është organizuar grupi ynë e bëri këtë shumë të rëndësishme”, tha Deschamps.

Burimi: Bota Sot