Shpërndaje në: Sulmuesi Erling Haalanda ka zhvilluar një tjetër ndeshje të jashtëzakonshme në këtë Kupë Bote. Haaland shënoi dy golat e fitores së madhe 2:1 të Norvegjisë kundër Brazilit të dielën mbrëma. Golin e parë Haaland e shënoi në minutën e 79-të, kurse golin e dytë në minutën e fundit të ndeshjes që u zhvillua në stadiumin “MetLife” të New Jersyt.
Me dy golat e shënuar ndaj brazilianëve, Haaland ka barazuar Lionel Messin dhe Kylian Mbappen me shtatë gola. Golin e vetëm për Brazilin e shënoi Neymar. Ai realizoi nga penalltia në minutën e dhjetë shtesë. Me fitore, Norvegjia është kualifikuar në çerekfinale të Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ndeshja nisi furishëm.
Fillimisht norvegjezët rastin e tyre të parë e shndërruan në gol. Por goli i Patrick Bergut u anulua për pozitë jashtë loje. Gjashtë minuta më vonë, Brazili fitoi penallti. Matheus Cunha fitoi penallti, të cilin e mori përsipër për ta gjuajtur Bruno Guimaraes. Por gjuajta e brazilianit nga pika e bardhë u prit nga portieri norvegjez, Orjan Nyland.
Për pesë herë kampionin e Botës, Brazilin, mbyllet një tjetër turne pa arritur sukses. Për herë të fundit Brazili u shpall kampion Bote në vitin 2002.
