Gruaja raporton se u ofendua nga bashkëshorti në Rahovec, Policia nis hetimet

0%

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Xërxë të Rahovecit, ku një grua ka deklaruar se është ofenduar nga bashkëshorti i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës .

Viktima ka deklaruar në Polici se derisa po përgatiste ushqimin e mëngjesit, bashkëshorti i saj dyshohet se e kishte ofenduar disa herë me fjalë fyese. I dyshuari është intervistuar dhe ka mohuar pretendimet, duke deklaruar se mosmarrëveshjet në familje lidhen me vështirësi financiare.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com