KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë zbuluar edhe dy kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, në lagjen Veternik.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, kompania bëri të ditur se aksionet për identifikimin dhe largimin e kyçjeve të paligjshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. ‘’U zbuluan gjatë ditës së sotme edhe 2 kyçje ilegale në lagjen Veternik. Vazhdojmë me aksione” , thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina.

Raporti: U zbuluan gjatë ditës së sotme edhe 2 kyqje ilegale në lagjen Veternik. Vazhdojmë me aksione…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot