Kos: Mali i Zi drejt BE-së deri në 2029, Shqipëria në fazë të avancuar të negociatave

0%

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se procesi i zgjerimit të BE-së po zhvillohet me ritmin më të shpejtë të 15 viteve të fundit, duke theksuar progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian deri në vitin 2029, ndërsa Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave dhe po ecën në drejtim të përmbushjes së kritereve të nevojshme për anëtarësim.

Ajo vlerësoi se vendet e rajonit kanë intensifikuar reformat dhe angazhimin në procesin e integrimit evropian, duke e konsideruar këtë një moment pozitiv për zgjerimin e BE-së. Po ashtu, Kos përmendi edhe mundësinë e rikthimit të Islandës në procesin e integrimit evropian, në rast se do të organizohej një referendum për këtë çështje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com