Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar në Fushë Kosovë, pasi Policia pranoi informatë për të shtëna me armë zjarri, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës , në rrugën “Pajazit Islami”. Pas pranimit të informatës, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar të dyshuarin Xh.I.
Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari ka pranuar dhe ka dorëzuar një pistoletë të llojit Zoraki, të kalibrit 9 mm, një karikator, pesë fishekë me gaz dhe 30 gëzhoja. Arma dhe municioni janë sekuestruar nga Policia. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedimi i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
