Një punëtor i fabrikës ‘Kosovamont’ është lënduar rëndë gjatë orarit të punës para rreth gjysmë ore. Media mëson se ai ka pësuar lëndime në kokë, pasi një mjet i fortë e ka goditur, në rrethana akoma të panjohura. Ekipi mjekësor fillimisht ka intervenuar në vendin e ngjarjes, e më pas i lënduari është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Media është në pritje të konfirmimit nga QKUK dhe nga KEK-u, për detajet e incidentit.
Burimi:
Bota Sot
