Krasniqi kthehet te Prishtina

0%

Shpërndaje në: Albin Krasniqi është kthyer te klubi i futbollit Prishtina. Krasniqi iu bashkua Prishtinës si lojtar i lirë. Së fundi ishte te Kolos Kovalivka e Ukrainës, skuadër të cilës iu bashkua nga Prishtina në verën e vitit të kaluar. Mesfushori 25-vjeçar më herët në Kosovë ka luajtur edhe për Ferizajn dhe Dritën. Krasniqi me Prishtinën kishte fituar Kupën e Kosovës.

Për Prishtinën para se të largohej kishte luajtur 77 ndeshje në të gjitha garat.

Burimi: Koha