Gjykata Themelore në Prishtinë, të mërkurën më ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 36 të pandehurve për thirrje nacionaliste gjatë ‘Shën Vidit’. Ata janë dënuar për kryerjen e veprës së kundërvajtjes të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
Gjykata i ka dënuar secilin veç e veç me 700 euro gjobë, të cilin dënim do ta paguajnë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të pandehurit janë: J.A., D.I., V.B., V.P., N.M., A.A., N.D., D.M., G.P., M.D., P.A., D.A., A.R., M.N., M.Z., L.L., A.V., K.J., M.J., R.P., T.R., D.R., D.S., S.R., V.J., D.P., S.A., A.P., S.T., Z.V., L.P., M.S., D.L., S.C., N.K. dhe D.O..
Sipas aktgjykimit, më , në Kompleksin Memorial të Gazimestanit, gjatë manifestimit të mbajtur me rastin e festës së “Shën Vidit” pas përfundimit të manifestimit, të pandehurit kanë brohoritur parulla nacionaliste, përfshirë parullën “Kosovo je Srbija”, si dhe kanë bërë gjeste provokuese duke ngritur tre gishtat e dorës.
Gjithashtu, Gjykata të pandehurve D.I., V.P., N.M., D.M., G.P., M.D., D.A., A.R., M.Z., L.L., M.J., D.S., V.J., D.P., S.T., Z.V., L.P., M.S., D.L., S.C., N.K. dhe D.O., i ka shqiptuar edhe masa mbrojtëse – dëbim nga territori i Republikës së Kosovës në kohëzgjatje prej 3 vitesh menjëherë pas plotfuqshmërisë së këtij aktgjykimi. Ky aktgjykim u shpall nga gjyqtarja Naime Krasniqi Jashanica.
Qytetarë të komunitetit serb, me datë , festuan “Shën Vidin””, një festë ortodokse që lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389. Si zakonisht, ata janë mbledhur fillimisht në Manastirin e Graçanicës, për t’u nisur më pas drejt Gazimestanit, vend i njohur që ndodhet në territorin e Obiliqit.
Pas përfundimit të pelegrinazhit, Policia i kishte ndaluar disa nga pjesëmarrësit nën dyshimet se nuk u janë përmbajtur udhëzimeve për mos-nxitje të urrejtjes. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës kishte njoftuar se 37 persona janë intervistuar pas manifestimit të “Shën Vidit”, nën dyshimin se kanë provokuar masën me thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes.
Ndërsa, një tjetrit i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Pjesëmarrësit serbë në shënimin e “Shën Vidit” kanë kënduar këngë nacionaliste para se të largohen nga Gazimestani. Ani pse Policia e Kosovës u kishte dhënë udhëzime se si duhen të sillen gjatë manifestimit. Nga Policia atyre u ishte bërë e qartë që të mos bëjnë veprime që nxisin urrejtje.
