Njerëzit e zgjuar dhe të lumtur u rritën me tetë fraza prindërore

0%

Edhe pse një fëmijëri e vështirë nuk përcakton të ardhmen, fjalët e prindërve mund të kenë një ndikim të madh në zhvillimin e vetëbesimit dhe qëndrueshmërisë emocionale. Fëmijët që rriten me mbështetje dhe inkurajim shpesh zhvillojnë vetëvlerësim të shëndetshëm më lehtë, përballojnë më mirë sfidat dhe ndërtojnë marrëdhënie më të mira.

Kjo është arsyeja pse psikologët theksojnë se disa fraza të thjeshta mund të lënë një gjurmë pozitive afatgjatë. Pra, njerëzit e zgjuar dhe të lumtur u rritën me këto nëntë fjali. “Është në rregull të jesh i mërzitur” Prindërit që i bëjnë të ditur fëmijës së tyre se të gjitha emocionet lejohen, e ndihmojnë atë të mësojë si t’i njohë dhe t’i rregullojë ato.

Në vend që t’i minimizojnë ose t’i shtypin ndjenjat, ata i japin fëmijës hapësirë që t’i përjetojë ato, duke zhvilluar kështu qëndrueshmëri emocionale, shkruan YourTango. “Jam shumë i lumtur që të shoh” Një studim i botuar në Journal of Family Psychology zbuloi se ngrohtësia prindërore i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi më të mira përballimi dhe një imazh më pozitiv për veten.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fjalë të tilla i tregojnë një fëmije se është i dashur dhe i pranuar, madje edhe në momentet e përditshme. “Le të shkojmë ta festojmë” Kur prindërit festojnë përpjekjet dhe sukseset e vogla të fëmijëve të tyre, ata i ndihmojnë ata të ndërtojnë vetëbesim dhe një ndjenjë vlerësimi për veten.

Si rezultat, ata bëhen më pak të varur nga miratimi i të tjerëve dhe më mirënjohës për arritjet e tyre. “Të gjithë bëjnë gabime ndonjëherë” Duke u kujtuar fëmijëve se gabimet janë një pjesë normale e jetës, prindërit i mësojnë ata të mos i shohin ato si dështime. Pyetje të tilla si: “Çfarë mësuat nga kjo?” nxisin zhvillimin, kuriozitetin dhe gatishmërinë për të mësuar.

“Po ia del shumë mirë” Lëvdatat mund të jenë shumë të dobishme kur përqendrohen te përpjekjet, jo vetëm te talenti. Në këtë mënyrë, fëmijët mësojnë se mund të zhvillohen dhe të përparojnë nëpërmjet përpjekjeve të tyre. “Këto janë detyrat/obligimet tuaja” Punët e shtëpisë jo vetëm që ndihmojnë prindërit, por edhe zhvillimin e fëmijëve.

Një studim i Universitetit të Harvardit tregoi se fëmijët që marrin pjesë në punët e shtëpisë që në moshë të vogël kanë më shumë gjasa të bëhen të rritur më të lumtur dhe më të suksesshëm më vonë, sepse zhvillojnë përgjegjësi dhe zakone pune. “E shoh që je i mërzitur” Njohja e emocioneve të fëmijëve është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e inteligjencës emocionale.

Në vend që t’i minimizojnë ndjenjat, prindërit i vlerësojnë ato dhe i japin fëmijës mundësinë të mësojë se si t’i përballojë ato. “Më trego çfarë ndodhi” Pyetjet me përgjigje të hapura i inkurajojnë fëmijët të flasin për përvojat e tyre, në vend që të pranojnë supozimet e të tjerëve. Kjo qasje ndërton besim, optimizëm dhe një ndjenjë se prindërit po dëgjojnë vërtet.

Burimi: Telegrafi