Gjiganti turk bën ofertë zyrtare pvr Romelu Lukakun

0%

Besiktas ka nisur të lëvizë seriozisht për transferimin e sulmuesit belg, Romelu Lukaku, gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas gazetës turke Fanatik, gjiganti nga Stambolli ka përshpejtuar bisedimet me Napolin për të siguruar shërbimet e qendërsulmuesit 33-vjeçar, i cili është identifikuar si një nga objektivat kryesorë të klubit.

Besiktas, i drejtuar nga ish-trajneri i Bolonjës, Vincenzo Italiano, po kërkon një sulmues me përvojë për repartin ofensiv dhe Lukaku shihet si zgjidhja ideale për këtë rol.

Belgu është i hapur për një largim nga Napoli, pasi kontrata e tij me klubin italian skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe kjo mund të ndikojë në vendimin e kampionëve italianë për ta shitur gjatë kësaj vere. telegrafi.com Sipas raportimeve, Besiktas ka bërë një ofertë fillestare prej 5 milionë eurosh, ndërsa Napoli kërkon rreth 10 milionë euro për të liruar sulmuesin me përvojë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lukaku ka qenë i rëndësishëm për Belgjikën në Kupën e Botës 2026, ku ka luajtur rolin e një super-zëvendësuesi, duke realizuar tre gola dhe duke dhënë një asistim në pesë ndeshje. Sulmuesi belg do të ketë mundësinë të vazhdojë aventurën e tij në Botëror, pasi Belgjika do të përballet me Spanjën në çerekfinale.

Burimi: Telegrafi