Haaland në qiellin e shtatë me Norvegjinë: nga ëndrra e pamundur te

0%

Erling Haaland ka pranuar se arritja e Norvegjisë deri në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 ka qenë një befasi edhe për të, teksa skuadra nordike është vetëm një fitore larg një vendi në katër kombëtaret më të mira të turneut.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka zbuluar se paraqitja historike e Norvegjisë në këtë Botëror ka tejkaluar pritshmëritë e tij, madje edhe para fitores së madhe ndaj Brazilit. Para sfidës çerekfinale kundër Anglisë, Haaland tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë një skenar të tillë me kombëtaren e tij. “Absolutisht nuk e prisja fare këtë.

E kam thënë shumë herë më parë, madje edhe para ndeshjes me Brazilin nuk e prisja. Nuk e prisja që të ishim në çerekfinale me Norvegjinë në Kupën e Botës. Është mjaft e habitshme edhe për mua”, deklaroi Haaland.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ylli norvegjez e ka cilësuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës si një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të vendit të tij në skenën më të madhe të futbollit. “Të jesh në gjendje të luash në Kupën e Botës është një nder dhe një qëllim i madh për mua.

Të jem këtu dhe të luaj në skenën më të madhe me miqtë e mi norvegjezë kundër ekipeve më të mira në botë është vërtet diçka e veçantë”, shtoi ai.

Fitorja ndaj Brazilit në fazën e eliminimit direkt ishte një moment historik për Norvegjinë, ndërsa Haaland pranon se edhe vetë lojtarët mezi e besonin atë që po arrinin. telegrafi.com “Të luanim kundër Brazilit ishte paksa e çmendur për ne norvegjezët.

Të fitojmë ndaj Brazilit dhe më pas të luajmë kundër Anglisë në çerekfinale të Kupës së Botës në SHBA është diçka shumë e veçantë”, tha sulmuesi. Norvegjia tashmë përgatitet për sfidën më të madhe të saj në këtë turne, përballjen me Anglinë, ku Haaland dhe shokët e tij do të kërkojnë të vazhdojnë një nga historitë më të bukura të këtij Botërori.

Burimi: Telegrafi