Gjendet mjet i pashpërthyer në lumin Erenik, njoftohet FSK-ja

0%

Një mjet i pashpërthyer është gjetur në fshatin Rripaj të Gjakovës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 27 qershor, rreth orës . Pas pranimit të informatës, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e zonës.

Burimet bëjnë të ditur se mjeti i pashpërthyer është gjetur në lumin Erenik dhe dyshohet se i përket kategorisë “A”. Lidhur me rastin është njoftuar Njësia e Deminimit e FSK-së, e cila pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Rasti mbetet në trajtim nga autoritetet kompetente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com