Shpërndaje në: Ylli i Egjiptit, Mohamed Salah, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 1/16 të finales të Kupës së Botës. Salah për shkak të një lëndimi në gjurin e majtë u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 57-të në barazimin 1:1 të Egjiptit ndaj Iranit. Salah është sulmuesi kryesor i Egjiptit.
Selektori i Egjiptit, Hossam Hassan, deklaroi se Salah do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fazës nokaut. “Fola me Salahun dhe ai tha se do të jetë mirë dhe se nuk është ndonjë dëmtim i madh. Kemi ende kohë të flasim me stafin mjekësor. Mendoj se do të kthehet dhe kur fola me Salahun, ai më siguroi se do të jetë mirë”, u shpreh Hassan.
Egjipti më 3 korrik e luan ndeshjen e 1/16 së finales ndaj Australisë.
