Konjufca: Kosova e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkruar për forumin e mbajtur në Dubrovnik, ku janë takuar përfaqësues shtetesh, diplomatë e mendimtarë politikë për të diskutuar ‘’mbi rendin e ri ndërkombëtar’’.

“Në forumin e sivjetshëm të Dubrovnikut, ku u mblodhën përfaqësues shtetesh, diplomatë e mendimtarë politikë për të diskutuar mbi rendin e ri ndërkombëtar, pata rastin të përfaqësoj qëndrimin e Kosovës për çështjet që prekin rajonin tonë dhe të ardhmen e tij evropiane.

Në margjinat e forumit zhvillova një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman. Kroacia mbetet një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Biseduam për marrëdhëniet tona shumë të mira, për bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme kroate ndaj rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë NATO-n dhe Këshillin e Evropës.

E falënderova Ministrin Radman për mikpritjen në Dubrovnik, për organizimin e këtij forumi të rëndësishëm dhe për përkrahjen e qartë që Kroacia i ka dhënë Kosovës në momentet e saj të rëndësishme’ , ka shkruar Konjufca në Facebook.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në Forumin e Dubrovnikut, mori pjesë edhe në panelin “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor: Zgjidhja së bashku e çështjeve të papërfunduara”, ku u diskutuaa për të ardhmen e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.

“Po ashtu, mora pjesë në panelin “The EU and the Western Balkans: Resolving Unfinished Business Together”, ku diskutuam për sfidat e hapura të Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën që paqja, stabiliteti dhe e ardhmja evropiane e rajonit të ndërtohen mbi parime, jo mbi shtyrje të pafundme.

Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe për vendin që i takon në familjen euroatlantike”, tha ai.

Burimi: Bota Sot