Albion Rrahmani do të jetë futbollisti më i ri i Venezias. Sulmuesi 25-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Spartën e Pragës, për të nisur një rrugëtim të ri në Serie A italiane. Sipas gazetarit Matteo Moretto, gjithçka është e kryer mes palëve. Së shpejti Rrahmani do të përfundojë edhe vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë firma mbi kontratë.
Kujtojmë se 25-vjeçari është një ish i Ilir Dajës, pasi trajneri ka punuar me sulmuesin në fjalë te skuadra e Ballkanit. Ndërkohë që Rrahmani ka luajtur edhe me Rapidin e Bukureshtit, Minatorin, Malishevën, Bashkimin dhe Llapin.
