Ish portieri i mirënjohur, Esat Mehmeti, ka thur elozhe për emrin e madh të futbollit, Erdogan Celina. Legjenda e futbollit. Mehmeti, i cili ka qenë portier i Llapit tw Podujevws, Vardarit të Shkupit, Lirisë, Trepçës etj. tha se do të shkojnë shumë e vite dhe decenie dhe nuk do të kemi kalibër të lojtarit si legjenda Erdogan Celina.
Celina ka qenë prej qendërmbrojtësve më të mirë që ka pas Kosova. Në Lirinë e Prizrenit, në Trepçë dhe Prishtinë, ka qenë shtyllë e mbrojtjes. “Vërtetë Erdogan Celina është padyshim lojtari që e kaloi një karrierë të pasur e të gjatë në fushat tona sportive…
Me një profesionalizëm e përkushtim të paparë, me një disiplinë e angazhim, pa kursye edhe atomin e fundit të forcës, dijes dhe moralin e lart…
Sa mbajë mend unë deri më tani, po edhe shumë vite e decenie do të kalojnë, nuk do ta kemi një futbollist të njëjtë me ato tipare, karakteristika, vyrtyte sportive, po edhe njerëzore”, ka komentuar Mehmeti, ish reprezentues i Kosovës dhe trajner në kohërat më të vështira, në gjeneratën e sakrificës.
